Kryetari i Partisë Social Demokrate ka shpjeguar arsyet e tërheqjes nga mandati para publikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Doshi thotë se është tërhequr nga mandati dhe jo nga partia.

Ai thekson se arsyet pse është larguar që të angazhohet me të gjitha mjetet që i ofron ligji në mbrojtje të emrit të tij prej asaj që e quan lakim të pavend dhe tendencioz. Doshi shton se ata që do e përfaqësojnë partinë e tij në parlament do të jenë gjithmonë të impenjuar për t’i shërbyer qytetarëve.