Edhe për fshatin e Gërdecit është mbyllur procesi i numërimit të votave.

Rezultati mësohet se ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

Fshati i ndodhur në periferi të Tiranës, i prekur edhe nga tragjedia e 15 marsit 2008, me një numër prej rreth 200 votuesish ka dhënë këtë rezultat: 108 prej tyre kanë votuar PS, 63 kanë votuar PD dhe 28 kanë votuar LSI-në.

Në tragjedinë e Gërdecit të pak viteve më parë, ku shpërtheu një depo e demontimit të armëve, humbën jetën dhe u plagosën me dhjetëra njerëz.