Korça është kryeqyteti i festimeve për Pashkët ortodokse. Qendra e qytetit u mbush jo vetëm nga besimtarët por edhe vizitorë të shumtë që kishin zgjedhur qytetin për të kaluar fundjavën
Për shkak të pandemisë, mesha e shenjtë u mbajt mëngjesin e sotëm dhe jo në mesnatë. Ritet fetare u kryen në katedralen ringjallja e Krishtit.

“Jeta ecën, por nuk na ka ndaluar t`i ndjekim këto rite”

“Nuk arritëm ti bënim ritet siç duhet, megjithatë do kaloje edhe gjithë ky sikleti”

“Të gjithë jemi të lumtur dhe të gëzuar, paqe”

“Sidoqoftë, pandemia nuk na ka ndaluar për të ndezur një qiri”

Sipas informacioneve nga bashkia, hotelet dhe bujtinat ishin të rezervuara që të premten. Përveç qytetit, pikat më të frekuentura ishin fshatrat e Dardhës dhe Voskopojës