Dy të rinj të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia në Durrës. Një 23-vjeçar është kapur në flagrancë duke grabitur në një banesë, ndërsa një 19-vjeçar ka vjedhur bagëti nga shtëpia e babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.  Në Manzë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 19 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.