Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi janë përfshirë në aksidente automobilistike. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një 54-vjeçar, banues në Sukth, pasi aksidentoi një 56-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Pas ngjarjes, shoferi ishte larguar nga vendngjarja. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 49-vjeçar me iniciale L. B., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër në lagjen Nr. 13 në Durrës.