Policia shqiptare vijon të jetë në kërkim të milionerit  turk më të kërkuar aktualisht në botë, pronarin e monedhës virtuale “Thodex”, Faruk Fatih Özer, i cili u arratis nga vendi më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë.

Së fundmi gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth operacionit të kërkimit për të arrëstuar të riun turk. I ftuar në emisionin “Open” , Hoxha ka thënë se Faruk Fatih Ozer ndodhet ende në Shqipëri.

Ai ka thënë më tej se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri.

Më tej gazetari është shprehur se në kërkim të turk është vënë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit apo e njohur ndryshe si FBI shqiptare.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për 2 miliard dollar të investuara në këtë monedhë, të cilat Faruk Fatih Özer i përvetësoi pas arratisë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo shoqërimet e kryera për llogari të turqve.

“Ky ka krijuar një monedhë të vetën virtuale. Ka thithur gati 400 mijë klientë. Ai bashkë me një pajisje që ka të dhënat. Ai ka prerë biletë nga një kompani shqiptare dhe nga Stambolli ka ardhur këtu. Personi që ka dalë në skenë në Shqipëri deri më tani është thjeshtë një person që ka bërë lëvizjen. Ai ka pasur 7 baza. Ka ndryshuar shpesh vendndodhjet. Është një tip që nuk lëviz shumë se nëse strehohet në një bazë të mirë nuk del. Është akoma në Shqipëri. Ka shkuar në Durrës dhe në Vlorë. Ka info tjetër për në Tiranë. Po kërkojnë edhe turqit që janë 4 në Shqipëri dhe është përfshirë edhe BKH. Apo FBI shqiptare. Bashkë me njësitë e tjera. Nënë ndihmën e turqve. Byroja federale e Turqisë. Ai nuk është një personazh që ekspozohet ai mund të humb midis turmës. Shqipëria ka pak pika kalimi kufitar por brenda Shqipërisë është shumë e vështirë. Është një mashtrim 2 miliard dollar.” ka thënë Artan Hoxha.