Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka nisur ditën e sotme procesi i dezinsektimit të zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se më pas ky proces do të shtrihet në të gjitha zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik për një sezon të sigurt turistik.

“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja.