Disa qytetarë kanë dashur të sensibilizojnë opinionin publik duke publikuar imazhet dhe emrat e disa personave që akuzohen nga policia e Lezhës se kanë përdhunuar në grup një vajzë të mitur duke e shantazhuar.

Këta qytetarë, përmes një iniciative në rrjete sociale vendosën të bëjnë publike në rrjet, fotot e pesë autorëve të dyshuar të përdhunimit në bashkëpunim, me moton “Përdhunuesit kanë fytyrë dhe emër”.

Me këtë moto shoqërohen fotot e shpërndara në rrjetet sociale, aty ku tregohen fytyrat dhe emrat e katër prej pesë personave që kanë kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj 15-vjeçares në Lezhë.

Siç shihet, në foto janë Adrian Gjikolaj, Nike Lleshi, Albert Molla dhe Ermal Tarazhi.

I pesti që mungon në këtë kolazh fotosh është dhe Artan Kaçorri, i cili sipas familjarëve të të miturës, është edhe kryesori i grupit.

Ky zhvillim vjen pasi pak ditë më parë policia e Lezhës arrestoi pesë të rinj në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë shtetasit Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nik Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikolaj, 17 vjeç. Ata akuzohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15-vjeçare.

Sipas hetimeve, vajza 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga pesë personat në Lezhë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë shantazhuar vazhdimisht me foto dhe video në rrjetet sociale, duke e detyruar që të kryejë marëdhënie seksuale me dhunë.

Ka qënë e mitura e nxitur nga prindërit ajo e cila ka bërë denoncimin në polici për përdhunim dhe shantazhim nga meshkujt që e përdhunuan në grup duke u përpjekur të ndalë vazhdimin e historisë së shëmtuar.