Shijak – Një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura është goditur në Shijak të Durrësit. Policia pas zbulimit të këtij rasti, siç njihet ndryshe “shtëpi bari”, ka shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Konkretisht në kërkim është Valter Greca., 32 vjeç, Andi Dashi (Greca)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Idajet Greca 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër në pranga kanë rënë Ervin Stafa 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektricist pranë OSHEE-së. Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Njoftimi i policisë:

Shijak, Durrës.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve.

Përshtatën banesën për kultivimin e bimëve narkotike, shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, të shtetasëve:

V. G., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.