Fjala e Kryeministrit Edi Rama:

Operacionet e kësaj natyre nuk janë të lehta, pasi nuk janë as kampe pushimi dhe as kampe shtetërore, janë kampe lufte, të sistemuara në mënyrë të improvizuar dhe me autoritete që variojnë.

Në këtë drejtim puna që bëhet është e dyfishtë, me ata që administrojnë kampet, dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje, të gjitha këto e bëjnë operacionin shumë kompleks.

Derimë tani janë shfaqur raste sporadike, dy raste që ne i njohim, nuk mund të jap emra, që kanë refuzuar të kthehen, janë persona që janë pengje brenda kampit, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë. Kanë frikë se gjatë operacionit të shkëputjes mund tiui marrin jetën, janë dy persona që janë identifikuar dhe nuk kanë marrë hapin që të kthehen.