Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, për trafik armësh dhe droge. Pas ndjekjes, ndalimit dhe kontrollit, të dyve i janë gjetur tre pistoleta të markës “Zoraki” me origjinë turke, të cilat dyshohet se i kishin trafikuar me qëllim shitjen brenda vendit. Mësohet se të arrestuar janë Alban Mançja, 36 vjeç dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç.

“A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë  kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin” bën me dije policia.