Krahas telefonatave të shumta që adresohen çdo ditë në numrin e emergjencave 112, shumë qytetarë kanë zgjedhur të denoncojnë veprimtari të paligjshme në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, nëpërmjet të cilit tashmë janë në gjendje të kontrollojnë edhe reagimin e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, për njoftimet e adresuara nëpërmjet këtij aplikacioni.

Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar me kujdes dhe profesionalizëm maksimal të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.

Shumica e njoftimeve janë mbi informalitetin në fushën e transportit publik, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit apo rrugë në të cilat prezenca fizike e Policisë është më e reduktuar. Falë aplikacionit, qytetarët kanë mundësinë që të jenë “Syri i Policisë” edhe në zonat më të largëta.

Falë njoftimeve të sakta të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:

• 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;