Kur të gjithë presin me ankth fikjen e flakëve, ka edhe gjëra të pabesueshme. Një person hiqej si zjarrfikës, por rezulton të jetë zjarrvënës.

Policia greke ka arrestuar një 43-vjeçar mashtrues i cili në një kohë kur vendi po vuan nga flakët ai bënte më shumë dëm.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shtirej si zjarrfikës vullnetar, por është arrestuar nga policia për zjarrvënie të qëllimshme.

Ai dukej sikur po ndihmonte për të shuar zjarrin, por vatra të reja aktivizoheshin papritur pas tij. Më pas ai nxitonte dhe bënte sikur i fikte. Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat.

43-vjeçari po ndiqet penalisht për shkaktimin e zjarrit në pyll.