Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka deklaruar se nuk ishte i nevojshëm vaksinimi i detyruar për studentët. Hoxha ka theksuar gjithashtu se ende nuk e dinë si do të vijojë mësimi për këtë vit akademik.

Megjithatë ai ka nxitur studentët dhe pedagogët që të vaksinohen, si mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi. Në një deklaratë për mediat, rektori ka thënë se 75% e pedagogëve janë të vaksinuar.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha.