Sot futbolli europian rezervon 4 supersfida të zjarrta, që  kanë gjithë vëmendjen e sportdashësve.

Seria A, La Liga, Premier League dhe Ligue 1, janë në qendër e vëmendjes, me duelet interesante dhe me plot emocione, nuk duhen humbur kurrsesi.

“El Clasico” është dueli i parë i zjarrtë për ditën e sotme, ora 16:15, që vë përballë dy skuadrat më të rivalizuara vitet e fundit në kampionatin spanjoll. Barcelona-Real Madrid do të jetë sfida me një interes të lartë të spektatorëve, edhe pse në këtë duel do të mungojnë shumë “yje” që vitet e fundit i jepnin shkëlqim klasikes spanjolle, me elementët e rinj që priten të fillojnë shfaqjen e tyre, për të qenë në majat e futbollit europian.

Pas “El Clasico”, stafeta do i takojë, derbit anglez, Manchester United-Liverpool. “Djajtë” në ndeshjet e fundit kanë humbur shkëlqimin e fillim sezonit dhe ndaj “the reds” do të kërkojnë kthesën. Takimi mes tyre do të zhvillohet në oën 17:30.

Në orën 20:45 do të duelojnë mes tyre 4 skuadra interesante në Itali dhe Francë. Marseille-PSG, është një takim i vështirë për parizienët që luajnë në transfertë, një ndeshje që spektaklin e ka të garantuar edhe për vetë faktin se lojtarët më të mirë zbresin në fushën e lojës.

Në Itali luhet takimi interesant Inter-Juventus. Një duel që vlen shumë për të dyja skuadrat sepse shkëputja e Milan dhe Napoli në krye të tabelës e bën të detyrueshme fitoren për skuadrat në këtë takim. Asnjëra nuk dëshiron të gabojë dhe kjo i shton spektaklin kësaj sfide.