Një ditë para derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani e cila do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” policia ka njoftuar planin e masave dhe rrugët ku do të devijohet trafiku i automjeteve.

Kështu nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen: Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, tifzoët e Tiranës dhe Partizanit do të kalojnë në rrugë të ndryshme.