Tre vite pas suksesit të këngës së parë, Tayna dhe Ledri Vula bëhen sërish bashkë për një tjetër hit. Ka qenë reperja e cila ka ndarë disa nga foto të reja, duke etiketuar dhe artistin e njohur. “A je hala”, ka shkruar Tayna duke nënkuptuar se po sjellin hitin e radhës.

“A je”, u publikua në dhjetor të vitit 2018 dhe numëron më shumë se 40 milionë klikime në Youtube. Dyshja nuk ka dhënë detaje të tjera mbi titullin e këngës apo datën e lancimit. Kujtojmë që Ledri pritet të sjellë së shpejti një këngë dhe me artistin e ri Bardhi, e cila do të titullohet “Copë Copë”.