Arjola Demiri ishte e ftuar në Wake Up, ku foli për jetën e saj jashtë Big Brother VIP, eksperiencë të cilën e konsideron të ndryshme nga herët e tjera.

Si surprizë moderatorët e Wake Up i bënë mamin e saj e cila ishte në një lidhje live. Hasimja, e ëma e Arjolës tregoi si e ka përjetuar eksperiencën e vajzës së saj në Big Brother. E pyetur kë pëlqente përveç Arjolës, zgjodhi të mos përjashtonte asnjë. Ajo gjithashtu bëri një koment të papritur edhe për Donaldin, i cili herë pas herë ka pasur debate me aktoren.

“E përjetoja si njerëzit e Donaldit. Isha e lidhur pothuajse me të gjithë”, shprehet e ëma e Arjolës.