Një fëmijë është lënduar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”.

Sipas policisë makina me drejtues E. Ç. përplasi të miturin 13-vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit