Në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,660 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin 465 qytetarë.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.

Ndërsa, aktualisht janë 8175 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.