Kryepolici Gledis Nano teksa raporton në Komisionin e Sigurisë, është pyetur edhe për dy vrasje që kanë shokuar vendin ndër vite, atë të deputetit Fatmir Xhindi dhe ish gjyqtarit Skerdilajt Konomi.

Nano duke u ndalur tek kjo pyetje ka preferuar të mos japë detaje pasi sipas tij kjo është çështje është sekret hetimor.

“Është sekret hetimor por janë çështje ende nën hetim.” tha Nano.

Ndërkohë për nivelin e kriminaliteti në vend Nano theksoi së në Shqipëri është më i ulët se në Rumani apo Bullgari.

“Numri i vrasjeve është më pak se vende si Rumania po Bullgaria. Ulja e numrit të vrasjeve është angazhim kryesor. Do jetë ende më i madh angazhimi për të parandaluar.”