Ndërsa të gjithë janë kthyer kundër Beatrix Ramosaj për lidhjen me Donald Veshaj, në një kohë kur ky i fundit nuk kishte sqaruar ende përfundimisht raportin me Bora Zemanin, në krah të saj ka dalë Fjolla Morina. Këngëtarja nga Kosova shprehet publikisht se mbështet dyshen Beatrix-Donald.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.