Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Kim e cilëson korrupsionin si ‘kancer’ duke thënë se autoritetet në SHBA po punojnë për të luftuar financimin e paligjshëm të personave të korruptuar.

“Korrupsioni është kancer.

SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive. Ja lajmet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve