Historia e Korçës është shkruar tek rrugicat me kalldrëm, mbi gurët e të cilave qëndron edhe zanafilla e qytetit. “Tradita që kthehet në markë” me gazetaren Rudina Xhunga ishte në Korçë, por këtë herë te rruga e dritave, te byreku tradicional, lakrori e petaniku, te “Shija e Sacit”, me Edlira dhe Gramoz Celanji.

Edlira është e vetmja nga mbesat që ka trashëguar zanatin e bërjes së byrekut tradicional nga gjyshja e saj. E ndërsa Gramozi është përfshirë në pjekje, edhe ai e ka këtë të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e tij, nga tradita e vjetër Korcare, e pjekjes së lakrorit në saç. Lokali i tyre i vogel pak metra katorë është në lagjen më të bukur të Korçës, te lagja dritave, dhe telefoni tyre që nuk pushon asnjë çast nga porositë.

Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më
“Ne mund të quhemi të rinj në këtë lagje, pasi ne më përpara kemi pasur një magazinë ku tregtonim pllaka dhe hidrosanitare. Ndërsa gjatë periudhës së komunizmit punoja si roje në fabrikën e birrës “Korça” deri në vitet ‘90. Mbas ‘90-tës unë ika në Turqi për të nisur tregtinë e rrobave. Pastaj u mora me pllaka dhe hidrosanitare, por konkurenca bëri që puna të binte dhe ne u detyruam ta mbyllnim si punë.

Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më
Në vetëm një vit ne e kthyem traditën në biznesin e familjes. Prandaj ne themi “zanatin mësoje dhe lere, dhe kur të të duhet zëre.”

Pas viteve ‘90 njerëzit kërkonin të rregullonin shtëpitë, ose të ndërtonin shtëpi të reja, por me kalimin e kohës kjo nevojë u zbeh. Kur ne shitëm lakronin e parë, ai kushtonte vetëm 800 lekë të reja, e ndërsa kur unë tregtoja hidrosanitare dhe pllaka, isha mësuar që fitoja, 800 mijë, 1 milion në një shitje. Por kthimi te tradita bëri që ne t’i kthehemi zanatit, të punojmë me të dhe të ndjejmë edhe kënaqësi.

Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më

Tradita dhe koha e solli dhe bëri që, këtë tepsi ku ne sot pjekim lakrorin, që gjyshi im në 1913 e solli nga Stambolli, prej bakri të kulluar, ne e vendosëm përsëri në punë. Koha ikën, por shija mbetet e njëjtë.”, tregon Gramozi kur përshkruan rrugëtimin e jetës deri më sot, duke rregulluar prushin e lakrorit.

Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më
Në ka një shije që të përfshin tërësisht është ajo e petanikut dhe lakrorit, një recetë, nga më të mirat e duarve të gjysheve dhe nënave. Si dhe një gatim ndër më të vjetrit e kuzhinës shqiptare.

Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse. Korça e traditës, kulturës, por edhe e gastronomisë është qyteti që di të ruajë me fanatizëm recetat sa tradicionale, po aq dhe origjinale. Gatime që vetëm korçarët mund t’jua servirin më aq shumë shije, se vetëm ata ua dinë lezetin pjatave të tyre.

Njerëz si Edlira dhe Gramozi janë thelbi i traditës që është kthyer në biznes. Dhe ku më shumë se në Korçë, mund të ndodhte kjo. Korça, që tani është marka e turizmit shqiptar.