Pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë edhe ka ndërruar jetë 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri).

Dyshohet se viktima bashkë me shokun e tij, O. D. kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar. Ky i fundit ka qëlluar me armë dhe nga plagët e marra ndërroi jetë tek Trauma Jurgen Duka.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.