Rreth 100.000 trupa ruse ndodhen në kufirin me Ukrainën. Tensionet janë rritur së tepërmi pasi as bisedimet e krerëve më të lartë të botës nuk kanë gjetur një zgjidhje diplomatike.

Sipas Al Jazeera, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, ka hedhur vëmendjen tek Ukraina, e cila humbi kontrollin e gadishullit të Krimesë kur Rusia e aneksoi atë në vitin 2014.

Kremlini e ka justifikuar zhvendosjen ushtarake si një përpjekje për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në rajon.

Rusia ka kërkuar garanci që aleanca e NATO-s nuk do mbrojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike, apo të dërgojë armë atje.

Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të tërheqë forcat e saj nga vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan aleancës që nga vitet 1990.

Rusia është akuzuar gjithashtu për mbështetjen e separatistëve të armatosur në Ukrainën lindore.

Konflikti ka lënë më shumë se 13,000 njerëz të vdekur në gati tetë vjet luftime.

Vendosja ushtarake pranë Ukrainës rifilloi në fund të vitit 2021, me zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë që paralajmëruan se përqendrimi i shtuar i trupave mund të sjellë një sulm të shumëanshëm rus.

Ndërkohë Al Jazeera ka sjellë disa fotografi për të përshkruar gjendjen gjatë ditëve të fundit atje.