Qytetare prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Ditet e fundit ka rene ndjeshem numri i infeksioneve ditore me COVID dhe vdekjeve nga koronavirusi ne vend. /r/n/r/nCitizens near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. In recent days the number of coronavirus infected patients has decreased significantly.

Gjashtë persona ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 700 të tjerë rezultojnë të infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërruar jetë një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84 vjeç. Ndërkohë, raportohet se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Sipas saj, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Po ashtu, ministria apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Rastet e reja sipas bashkive: 

277 në Tiranë, 47 në Shkodër, 42 në Durrës, 34 në Vlorë, 30 në Berat, 27 në Fier, nga 23 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, 18 në Korçë, 15 në Lushnje, 14 në Elbasan, 11 në Kuçovë, 10 në Lezhë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 7 qytetarë në Peqin, Pogradec, Kamëz, 6 në Poliçan, nga 5 qytetarë në Prrenjas, Përmet, Delvinë, Mallakastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Kurbin, Vorë, Memaliaj, Devoll, Gramsh, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Himarë, Kolonjë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Cerrik, Skrapar, Dimal, Patos, Roskovec, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak.