Foto të tilla mund t’i keni parë në Internet. Por janë edhe një realitet shqiptar.

Gruaja që shihni në foto është 38 vjeçe. Dikur ishte e bukur, e gjallë si ne, punonte, jetonte por Blerina Rrapushi ka 6 vjet që, jo vetëm nuk del nga shtëpia por nuk lëviz dot as nga krevati. Sa vjen dhe pesha po i rritet frikshëm, ka shkuar 450 kilogramë. Mishrat e këmbëve dhe barkut po i kalben. Vuan nga sëmundja e elefantizmit dhu nuk e çojnë asgjëkundi për t’a kuruar. Spitali i Vlorës nuk e merr përsipër, kempin ia hoqën, shërbimet sociale nuk i afrohen, asnjë të ardhur financiare për të mbijetuar nuk ka.

Poshtë dritares së Blerinës Vlora mburret me tunelin që po hapet, me aeroportin e ri, me lungomaren, me plazhet kristal, me hotelet e shtrenjta, me pjatat me fruta dëti… shkruan Bledi Mane.