Mbrëmjen e djeshme, pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania Vip” janë bërë dy opinionistër, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Ata u ftuan nga banorët për darkë brenda shtëpisë dhe kaluan një kohë shumë të bukur.

Madje, ndan edhe informacione nga jeta jashtë që nuk shkaktonin probleme për lojën e banorëve.

Në një moment, Arbri foli edhe për politikën duke thënë: “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?”.

Por menjëherë ndërhyri Donaldi, që e ndërpreu duke thënë se këtë gjë e dinin. “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu”, tha ai./abcnews.al