KIEV, UKRAINE - MAY 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF kisses hsi girlfriend Georgina Rodriguez as they celebrate his side victory following winning the UEFA Champions League final between Real Madrid and Liverpool on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Këto ditë po flitet shumë për sekretet dhe dritë-hijet në jetën e Georgina Rodriguez. Pas publikimit në Netflix të serialit dokumentar “Soy Georgina”, dolën në sipërfaqe rrëfimet e pakëndshme për jetën private të partneres së Cristiano Ronaldos.

Fillimisht akuzat e xhaxhait që e quajti Georgina “femrën më të keqe”, më pas gjysmëmotra Patricia që akuzoi Rodriguez-in si një gënjeshtare. Tani është radha e Rosarios, mikut të babait të Georgina. Ish-futbollisti dhe trajneri Jorge Rodriguez ndërroi jetë në vitin 2019, pasi kaloi disa vite në burg, ku përfundoi për trafik droge.

Në programin “Socialité”, të transmetuar në Spanjë, Rosario deklaroi se Georgina Rodriguez nuk dëshiron t’ia dijë për të kaluarën e familjes së saj. Nuk është rastësi që në dokumentarin e saj nuk përmend marrëdhënien me prindërit dhe të afërmit e tjerë.

Rosario saktësoi se babai i Georgina ishte një trafikant droge, por bëri gjithçka që vajzave të tij të mos iu mungojë asgjë. Në fakt, modelja dhe influencuesja tha në Netflix se ajo e di se çfarë do të thotë të mos kesh asgjë.

“Jorge ishte njeriu më i mirë që kam takuar ndonjëherë. Georginës nuk i ka munguar kurrë asgjë, babai i saj kujdesej për të. Ajo kishte gjithçka, – siguroi Rosario. – Prindërit e Georgina Rodriguez u takuan në një klub nate në pronësi të babait të saj. Nëna e saj, Ana Maria Hernandez, punonte atje. Georgina nuk ia tha kurrë këtë Cristiano Ronaldos. Tani ajo ka frikë se do të dalë e gjithë e kaluara e saj”.

Mirëpo, ditët e fundit Patricia, gjysmëmotra e Georgina ka treguar: “Babai ynë kishte dy lidhje paralele. Ai ishte në të njëjtën kohë me mamanë time dhe me mamanë e Georgina dhe Ivana. Nëna ime e dinte, ajo ishte në dijeni të situatës dhe e pranoi. Kur babai shkoi në burg dhe nëna ime vdiq, nëna e Georgina u kujdes për mua për një kohë, por menjëherë më pas më dërgoi në një konvikt në Jaca.

Georgina Rodriguez asnjëherë nuk iu përgjigj drejtpërdrejt akuzave të familjes së saj. 27-vjeçarja, në këtë periudhë sërish shtatzënë, është kufizuar të falënderojë nënën dhe motrën në Instagram, duke i konsideruar “familjen e saj të vetme dhe të vërtetë, së bashku me Cristiano Ronaldon e fëmijët”.