Big Mama mbetet një nga këngëtaret më karizmatike për publikun për shkak të sensit të humorit që ka.

E ftuar në një emision, përveç rrugëtimit të saj në shtëpinë  e BBV, ajo foli dhe për jetën private.

Big Mama rrëfeu se është beqare dhe se pas “Big Brother VIP” i janë zhdukur të gjitha kërkesat.

Këngëtarja e njohur shtoi se kur e shohin, burrat ndryshojnë rrugë nga frika.

“Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë”, tha Big Mama.