Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Rama u shpreh se patronazhistët janë rikthyer në terren dhe rezultati do të jetë shumë pozitiv.

“Kemi folur edhe për zgjedhjet lokale. Kemi folur për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë pjesë e PS. Ka nisur puna e tyre. Ata janë në punë si ju në terren dhe kanë nisur punën në terren. Besoj se do kemi rezultat pozitiv madje shumë pozitiv.”, u shpreh Rama.