Nis përçarja e Perëndimit lidhur me qëndrimin që do të mbajë unioni në rast se Rusia pushton Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se Franca nuk ka për qëllim përgjigjen ushtarake të ndonjë pushtimi rus në Ukrainë, por ai shtoi se Parisi po e mbështet financiarisht Ukrainën.

Le Drian paralajmëroi se një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës “do të ishte shkatërrimtare për çdo kënd dhe në veçanti për Rusinë pikë së pari”

“Nëse ka një luftë në Ukrainë, e Rusia pushton, gazi ukrainas, për shembull, nuk do të rrjedhë,” i tha ai kanalit francez France 5 të hënën në një intervistë televizive, duke shtuar se, “pasojat ekonomike do të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u përballuar”.

Me “masa bindëse mjaftueshëm të forta”, Franca shpreson që presidenti Putin “të reflektojë me të vërtetë mbi rreziqet që po ndërmerr”, nëse Rusia nis një ofensivë kundër Ukrainës, tha ai.

Le Drian përsëriti se çdo akt i rëndësishëm rus kundër sovranitetit të Ukrainës do të shkaktonte “pasoja masive” dhe sanksione nga Franca dhe aleatët e tjerë ukrainas kundër Moskës.