Shqiptarët janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar për rritjen e çmimeve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej dhe kanë marshuar drejt kryeministrisë por turma është aq e madhe sa duket radha e gjatë.

Lajmmotivi i protestës së sotme është ‘boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë.

Kjo është protesta e katërt, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të shportës.

Ndërkohë është bërë kordoni policor para kryeministrisë. Furgonë policie qëndrojnë të stacionuar në krah të Kryeministrisë. Furgone policie jane vendosur edhe te ministria e Brendshme.