Aksident në Pogradec. Biçikleta përplaset me një mjet, drejtuesi rëndë në spital.

Burime për Noa.al informojnë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Buçimas.

S. V., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin E. H., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.