Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi akuzohet për vjedhje.

Në Lushnjë gjatë operacionit “Makinat luksoze” u ndalua shtetasi Klevis Dervishi.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë (i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020), në datën 14.10.2020, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi I. Gj.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip “BMW”, në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.