Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me dushk në Dardhas të Pogradecit, ku dyshohet se është i qëllimshëm.

Zjarri është shfaqur rreth mesditës së kësaj të mërkure dhe vijon të jetë ende aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në zonë kanë shkuar punonjës shërbimi të njësisë, të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.