Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërroi jetl sot, pasi më herët ishte në gjendje koma në Gjermani, ku ishte shtruar para disa javësh.

Mjekët në spitalin ku u shtrua Nishani, kishin deklaruar se i ndjeri ishte në gjendje koma, pasi luftoi për jetën disa javë.

Shëndeti i ish presidentit Bujar Nishani u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19. Më 21 prill, ai u shtrua në Sanatorium dhe u rikthye sërish atje pasi COVID i kishte shkaktuar pasoja në mushkëri.

Vuajtja nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe pasojat e COVID duket se kanë përkeqësuar gjendjen.