Në 5 vitet e fundit, pirja e duhanit nga grup-mosha 13-17 vjeç është dyfishuar. Kjo ecuri negative po përshpejtohet edhe shitja e cigareve afër shkollave. Ekspertët vlerësojnë se ligji aktual anti-duhan ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

Në Shqipëri po shtohen duhanpirësit nga njëra anë, e nga tjetra po ulet mosha e atyre që tymosin.

Kjo ecuri negative po përshpejtohet edhe nga dukuri e vjetër, shitja e cigareve afër ambienteve të shkollave.

Këtij shqetësimi i bashkohen edhe nxënësit.

Vitin e shkuar u importuan nga vendet e tjera më shumë se 3 mijë e 600 tonë duhan, sasia më e lartë në 7 vitet e fundit.

Vlera e cigareve të blera arriti në 814 milionë lekë, duke u rritur ndjeshëm me vitet e mëhershme si pasojë edhe e shtrenjtimit të produktit në tregjet ndërkombëtare. /a2