Një parcelë  e madhe me bimë narkotike është zbuluar nga efektivët e stacionit të policisë në Velipojë, në bashkëpunim me forcat e komisariatit të Shkodrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Luarzë”, forcat e policisë zbuluan dhe asgjësuan 560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, pranë fshatit Luarzë.

Gjithashtu, u bë i mundur arrestimi i B.H. 24 vjeç, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij R. B., 27 vjeç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.