Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur në orën 18:00 protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të marshuar drejt Kryeministrisë.

 “S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.

Ndërsa “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria” janë disa nga thirrjet e protestuesve.