Në Katar do të zhvillohet Kampionati Botëror më i veçantë i të gjitha kohërave, duke qenë se do të mbahet gjatë këtij dimri. Ndërsa rivaliteti mes pretendetëve për të bërë të tyren kupën më të rëndësishme të futbollit është i jashtëzakonshëm, një superkompjuter ka parashikuar edhe mundësinë që kanë kombëtaret për ta fituar këtë trofe.

Duke përdorur një algoritëm që simuloi të gjithë turneun 1000 herë, “Gjelat” e Francës u renditën si fituesit më të mundshëm me probabilitet 17.93 përqind. Nëse ata ruajnë Kupën e Botës, ata do t’i bashkohen Brazilit dhe Italisë si të vetmet kombe që e bëjnë këtë.

Në fotogaleri gjeni listën e 10 kombëtareve me mundësinë më të lartë për të fituar Botërorin e Katarit.