Manchester United e ka të qartë: Cristiano Ronaldo nuk është në shitje.

“Djajtë e Kuq” e kanë në planet e tyre pesë herë fituesin e Topit të Artë, pavarësisht se ditët e fundit është folur për një rikthim të tij te Juventusi, kalim surprizë te Roma dhe takim të agjentëve të tij me Chelsea. Pa përmendur këtu, edhe interesimin e Bayern Munchen për portugezin.

Sipas “Daily Mirror”, Cristiano nuk do të largohet nga Manchester United këtë verë.

“Cristiano nuk është në shitje. Duam dhe shpresojmë shumë që të jetë me ne sezonin e ardhshëm”, tha një zyrtar i lartë i klubit për tabloidin anglez.