Ndërkohë që skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për rrugëtimin e tyre në Europë, UEFA ka publikuar dhe kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Tirana mund të ketë përballë Shakhtor Soligorsk, ose një nga fitueset e çifteve CFR Cluj-Inter Club D’Escaldes dhe Tobol Kostanaj-Linkoln Red Imps.

Vllaznia dhe Laçi, që gjenden së bashku në një grup, rrezikojnë një përballje me Koniasportin e Cikalleshit dhe Çekiçit, por dhe me disa rivalë me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.