Ka zgjatur vetëm 9 muaj romanca mes Kim Kardashian dhe aktorit të njohur Pete Davidson.

Burime pranë yllit të reality show tregon se mosha e re e aktorit të humorit dhe papjekuria e tij ishin disa nga shkaqet që e çuan Kim të mendonte ndarjen me të.

Gjithashtu pjesën e saj bëri dhe largësia pasi Pete prej kohësh po punonte me një projekt në Australi, ndërsa Kim qëndronte në SHBA, gjë e cila e lodhi.

“Pete është shumë spontan. Atij i vjen për të udhëtuar në një vend tjetër dhe e realizon menjëherë këtë gjë, por Kim ka 4 fëmijë dhe nuk mund t’i shkojë gjithnjë pas sepse nuk është e lehtë për të. Ajo duhet të fokusohet te fëmijët”, shton burimi.

Kim ishte e dashura e radhës e njohur në listën e Pete. Më herët ai ka qenë i lidhur me vajzën e Andie MacDowell, vajzën e Cindy Crawford, Ariana Grande, Kate Backinsale dhe Phoebe Dybevor.