Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas konfirmimit se sulmi kibernetik i pak ditëve më parë në Shqipëri ka ardhur nga Irani.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, dënon fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit.

Ndërkohë, theksohet se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të mëtejshme në lidhje me këtë sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s. “Është cenuar siguria e një aleati të SHBA-së dhe ka krijuar një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”.

Më tej, në deklaratë konfirmohet se qeveria amerikane ka punuar së bashku me autoritetet shqiptare për rikthyer normalitetin pas këtij sulmi.

“Ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të papërgjegjshëm. Sjellja e Iranit shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike”.