Edi Rama u shpreh, teksa foli për emigrantët që shkojnë në Britaninë e Madhe, se me 30 mijë paund në Shqipëri mund të investosh në agroturizëm dhe mund të fitosh më shumë se në Angli.

“Mos e ndërmerrni atë rrugë sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë, do të jetë gjithmonë e më e kushtueshme. U duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve. Nga ana tjetër, dëshiroj t’iu them se Shqipëria nuk ka sesi t’iu ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë, por ofron mundësi për ata përmes punës duan sukses.

Të harxhosh 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me një mbështetje të qeverisë ti mund të ndërtosh një agroturizëm te shtëpia e gjyshit tënd, në Kukës, në Has dhe aty mund të bësh më shumë para se edhe në Britaninë e Madhe. Atje mund të përfundosh në ferr. Nuk kemi një parajsë për t’ia ofruar askujt, por kemi vullnetin që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë”, tha Rama.