Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin rus, Vladimir Putin, duke e quajtur një tiran që luan me vdekjen. Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama theksoi edhe një herë se paralelet mes Kosovës e Krimesë që Putin bën vazhdimisht, nuk kanë asnjë bazë.

“Nuk ka asnjë paralele mes Kosovës e Krimesë, por ka mes Kosovës e Ukrainës. Ka një analogji më të fortë, mes Carit që ulet në fronin e Kremlinit të ditëve tona, dhe kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë gjatë luftës. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen”, tha Rama.