Qeveria do të ndëshkojë çdo fermer që nuk do të punojë tokën e tij.

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimi me fermerët e Korçës, bëri të qartë që ministrat kanë nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat.

“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vet. Në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë.

Sot punohet dyfishi i tokës bujqësore. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.