Si çdo 28 nëntor edhe ky i sivjetshmi, që shënon 110-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, nuk mund të kuptohej pa shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra persona me automjete e tyre dhe me autobusë, kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinit.

Natyrisht, në këtë ditë me rëndësi për kombin shqiptar, urimi është i njëjtë nga të gjithë. Ndërkohë, autoritet kufitare kanë vijuar me procedura të thjeshtuar në kufi duke minimizuar kohën e qëndrimit dhe përpunimit të dokumentacionit.